Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Pas sherrit mes tyre, Ilda Bejleri dhe Dritan Shakohoxha sërish përballë njëri-tjetrit, në garë për këtë post të rëndësishëm

19:03 / August 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 6127c3cdc4b7c
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kohë më parë Ilda Bejleri dhe Dritan Shakohoxha patën një sherr që shkaktoi bujë të madhe në media. Asokohe të dy ata ishin pjesë e “Supersport”, Shakohoxha si drejtues, ndërsa Bejleri si moderatore e emisioneve më të rëndësishme sportive.

Më vonë Ilda u largua nga “Supersport” dhe në media u tha se vendimin për pushimin e saj nga puna e kishte marrë Dritan Shakohoxha. Ky i fundit e mohoi lajmin, ndërsa Ilda nuk i kurseu disa thumba pas largimit nga puna.

Tashmë as njëri e as tjetri nuk janë më pjesë e “Supersport” dhe kanë ndjekur rrugë të ndryshme në karrierën e tyre. Mirëpo duket se Ilda dhe Dritani do të përballen sërish me njëri-tjetrin. Së fundmi është mësuar se të dy ata kanë zyrtarizuar kandidaturën për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Kreu aktual i FSHF-së, që ka qenë i pakonkurrueshëm për 20 vite me radhë, por do të rivalizohet këtë herë nga moderatorja dhe ish-komentatori sportiv. Në fakt Beljeri dhe Shakohoxha nuk do të jenë të vetmit që do të konkurrojnë për kreun e FSHF-së. Është mësuar se bashkë me ta do të konkurrojnë edhe Sulejman Starova dhe ish-deputeti Selami Jenisheri.

Zgjedhjet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit do të mbahen në shkurt të 2022-s, por ethet e garës duket se kanë nisur që tani.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria U-21 në “Taranto 2026”, Alban Bushi: Shkojmë për të konkurruar dhe për t’u kualifikuar

10:25 / August 19, 2026

FIFA pushon nga puna drejtorin operativ Kevin Lamour

11:57 / August 18, 2026

Tekniku Nikaj vijon testimin, Burreli bind ndaj Korabit

11:37 / August 16, 2026

Ferran Torres zyrtarizohet te PSG

18:15 / August 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.