Kryeministri Edi Rama ka zbuluar një tjetër projekt që do të nisë së shpejti dhe bëhet fjalë për zonën turistike të Tushemishtit, e cila do të jetë me rrugë të re dhe e gjithë zona më pas do të transformohet në një “Lungolago”.
Rama thotë se kryebashkiaku që iku e kishte lënë rrugën e liqenit me kodra plehrash dhe ferra të cilat tashmë po pastrohen, duke u shprehur se punonjësit e bashkisë ishin kthyer në turistë politikë.
POSTIMI I RAMES
Edhe në zonën e një kalaje tjetër të rënë bashkë me Lëvizjen Antishtet, në Pogradec, ku punonjësit e bashkisë kishin hedhur lopatat e fshesat dhe ishin kthyer në turistë politikë, ik e eja në Tiranë me autobuzët e protestave, ka nisur menjëherë pas konstituimit të kryebashkiakut të ri, pastrimi i kodrave me plehra buzë liqenit e i pluhurit e ferrave që kishin marrë rrugët🤮
Së shpejti nis rindërtimi me themel i rrugës së Tushemishtit dhe me patjetër në vijim, transformimi i vijës liqenore në një “lungolago” spektakolare për banorët e për turistët e qytetit të Lasgushit😊