Pak orë pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë, lëkundje të forta janë ndjerë në Bosnje dhe Hercegovinë.
Lëkundjet ishin me një magnitudë 5.4, rreth 79 km larg kryeqytetit të vendit, Sarajevës.
Dëshmitë e para flasin për lëkundje të forta por fatmirësisht në hark të shkurtër kohor. Nuk raportohen dëme në njerëz për momentin.