Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Pas shumë roleve në kinema, Johnny Depp hap kompaninë e tij të filmit

17:40 / September 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Johnny Depp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I ftuar në Festivalin e Filmit në San Sebastian për të marrë çmimin prestigjioz Donostia, Johnny Depp ka njoftuar se ka themeluar një kompani të re evropiane të prodhimit kinematografik me seli në Mbretërinë e Bashkuar, me emrin IN.2 Film.

IN.2 përshkruhet si një “shtëpi prodhimi me seli në Mbretërinë e Bashkuar, e interesuar për të marrë frymëzim nga skenaret origjinale, veprat letrare dhe teatrale për të krijuar prodhime filmi, televizioni dhe teatri që përqendrohen në ndjeshmërinë evropiane për të depërtuar në tregun amerikan”.

IN.2 në fakt do të jetë “motra” e shtëpisë së prodhimit amerikan të Depp në Los Angeles, Infinitum Nihil. Pasi punuan në Crock of Gold (me regji nga Julien Temple) dhe The Minamata Affair (me regji nga Andreë Levitas), producentët Stephen Deuters dhe Stephen Malit do të udhëheqin kompaninë e re me Depp.

Fryti i parë i përpjekjeve të IN.2 është një marrëveshje me A Contracorriente Films të Adolfo Blanco. Kontrata parashikon zhvillimin e filmave dhe serive televizive që do të hyjnë në prodhim midis 2022 dhe 2023.

Kujtojmë se aktori akuzoi Hollyëood-in se po e bojkotojnë atë në një intervistë me median angleze ‘The Sunday Times’. Kjo intervistë shënohet si e para, pasi u shënjeshtrua nga media e ‘The Sun’ si ‘një dhunues i gruas’ në një artikull për të dhe ish- bashkëshorten e tij Amber Heard. Heard e akuzoi Depp për dhunë në familje dhe gjykata pasi i shqyrtoi këto akuza i cilësoi si të vërteta.

Pas atij vendimi, Depp dha dorëheqjen nga roli i tij në serialin Fantastic Beast dhe studio e xhirimit të filmit të tij, Minamata, ndryshoi datën e publikimit në SHBA dhe ende nuk ka shpallur një të re.

Johnny Depp
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.