Pas stuhisë Ciaran që përfshiu vendin tonë, sot janë rikthyer sërish reshjet me intensitet të lartë në veri dhe në zonat qendrore.
Rrebeshet do të jenë të shpeshta në gjysmën veriore të vendit, ndërsa në jug rrebeshet do të zhvendosen pas mesditës. Edhe këtë herë zonat qendrore do të kenë sasitë më të larat të reshje, 50-80 milimetra.
Era do të forcohet vetëm në momente të shkurtra dhe përgjithësisht do të jetë mesatare gjatë ditës së sotme duke mos përsëritur stuhitë e fundjavës.
Në disa qytete ka një rrezik të lartë për përmbytje, ndërkohë që nga rrebeshet dhe stuhitë e forta të erës do të përfshihet edhe rajoni.