Në një dalje për mediat, pas takimit mes aleatëve të opozitës, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, është shprehur se e vetmja zgjidhje e krizës politike në vend është largimi i Edi Ramës dhe zgjedhjet e lira.
E pyetur se çfarë do të bëjë opozita nëse kryeministri nuk largohet nga qeveria, Kryemadhi u shpreh se “ai ka treguar që ka ndjenjat e skizofrenisë, dhe mjekët do të dinë se çfarë të bëjnë me të”.
Kryemadhi u shpreh po ashtu se opozita do të vazhdojë me protestat, ndërsa sqaroi se “qëndrimi në unison i frontit opozitar, po përgatitet për planin e masave të domosdoshme, për të zgjidhur krizën politike”.mona
“Për të pasur një axhendë të qartë, ajo që duhet të theksojmë është shkaktari i kësaj situate të degraduar dhe që po largon Shqipërinë nga BE, është Rama, dhe BE e vendosi para përgjegjësisë. Maqedonia u ndëshkua për mos-ecjen e reformave të Shqipërisë.
Pa zgjidhjen e krizës politike shqiptarët nuk mund të futen në BE, ne mendojmë që nuk duhet të bëjmë asnjë hap të gabuar, për të kthyer hakun tek i zoti, të jemi të gjithë në një pikë, zgjedhje të reja që të sjellin rrënimin e këtyre mureve të larta që Rama ka ngritur.
Ne jemi të qartë që e ardhmja e vendit është BE.
Çdo realitet tjetër që Rama kërcënon partnerët tanë strategjik, është pa të ardhme sepse qytetarët e vendosin fatin e Shqipërisë. Ka ardhur koha të jemi racional dhe ta largojmë këtë.
Gjerat do të ecin përpara, qëndrimi në unison i frontit opozitar, po përgatitet për planin e masave të domosdoshme, për të zgjidhur krizën politike.
Protesta janë të vazhdueshme, nuk janë me axhendë por me organizim. Ka një zgjidhje: të largohet Edi Rama dhe tu krijohet shqiptarëve mundësia për të votuar.
Nëse Rama nuk largohet?
Ai ka treguar që ka ndjenjat e skizofrenisë, ka frikë vetëm nga bluzat e bardha, kështu që kam përshtypjen që me një skizofren do dinë të sillen mjekët”, u shpreh ajo.