Bashkëpunimi Shqipëri-SHBA mbetet i rëndësishëm tha ambasadorja amerikan Yuri Kim pas takimit me kreun e policisë së shtetit Gledis Nano.
Ajo vlerësoi policinë për rreziqet e mëdha duke pasur dhe humbje jete.
“Faleminderit, pata një takim shumë të mirë me zotin Nano, erdha për ta përgëzuar për pozicionin e ri, gjithashtu rikonfirmova se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi mes dy vendeve tona për çështjet e ligjit. Ne do të vazhdojmë të japim sa më shumë mbështetje që është e mundur, diskutuam për mënyrat si policia të rritë besimin në sytë e publikut. Ne jemi mbështetës të prezencës së policisë, e dimë që policia e shtetit merr rreziqe të mëdha, duke humbur jetë për të ruajtur rendin. Diskutuam rëndësinë sesi ligj zbatimi të mbetet i pandryshueshëm”, tha ajo.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano së bashku me ambasadoren Amerikane Yuri Kim ka dhënë një deklaratë për mediat pas takimit që patën në zyrën e tij.
Nano tha se e kishte siguruar ambasadoren se policia do të ishte në nivelin më të lartë të mundshëm dhe se bashkëpunimi me agjencitë e SHBA do të vazhdonte edhe më tej. Drejtori i policisë së shtetit shtoi se kishte kërkuar ndihmë nga SHBA për policinë pasi sipas tij kjo ishte një luftë që nuk bëhej vetëm.
“Takimi me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit që policia e shtetit ka me agjencitë e SHBA. Sic dihet SHBA janë partnerët tanë kryesorë dhe e vlersoj shumë këtë bashkëpunim. E sigurova ambasadoren se policia do të jetë në nivelet më të larta të performancës dhe kërkova mbështetje nga SHBA për policinë. Kjo është një luftë që nuk bëhet vetëm, duke parë mbështetjen që kemi pasur besoj se bashkë do ja dalim për të pasur rend dhe siguri në vendin tonë”, tha Nano.
