Kreu i shtetit Ilir Meta me një postim mëngjesin e sotëm në Facebook bën thirrje për sa më larg zhurmës, tensioneve dhe streseve. Ai ka konsumuar kafen e mëngjesit siç thotë në lagjen ku banon.
STATUSI I METËS
Të dashur miq!
Kënaqësi t’ju uroj nga lagjja ku banoj një fundjavë sa më të qetë për të gjithë ju, dhe sa më pranë familjeve tuaja e njerëzve të dashur të zemrës.
Po kështu sa më larg zhurmës, tensioneve dhe streseve. Të mos harrojmë se nuk ka vetëm të dielë, por edhe të hënë. Dhe përsëri kafen e mëngjesit do e pimë me njëri-tjetrin, me fqinjët tanë dhe miqtë tanë, pavarësisht nga idetë e ndryshme politike
