Jeta parlamentare kohët e fundit është zhvilluar mes kaosit dhe tensioneve. Maxhoranca ka marrë masa përjashtimi ndaj deputetëve të cilët shkaktuan rrëmujë, kryesisht nga grupi i Berishës.
Këtë javë, maxhoranca nuk do të thërrasë Këshillin e Etikës, pra nuk do ketë masa përjashtimore. Dje edhe pse seanca nisi e tensionuar me debate dhe me prezencën e Gardës, seanca plenare vijoi normalisht.
Situata kaotike në Parlament vjen pas lajmit të përfishjes së agjentit të FBI-së, Charles McGonigal me korrupsionin. Opozita pretendon se edhe kryeministri Rama është i përfshirë në aferën e zyrtarit të FBI-së, me argumentin se e ka takuar disa herë.
Kryeministri është shprehur i qartë se nuk ka lidhje përpos se formale me agjentin e FBI-së, por nuk ka folur asnjëherë përpara opozitës për këtë çështje.
