Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pas uljes së tatimfitimit për bizneset, Rama bën një vizitë të papritur

13:44 / January 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edromi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më 1 janar ka hyrë në fuqi paketa e re fiskale. Në bazë të saj, bizneset me xhiro vjetore nga 8 deri në 14 milionë lekë do të përfitojnë ulje të taksës së tatimfitimit, nga 15% në vetëm 5%.

Kryeministri Edi Rama I shoqëruar edhe nga ministri i Financave dhe Ekonomisë në detyrë, Arben Ahmetaj vizitoi një prej sipërmarrësve që përfiton nga kjo ulje e konsiderueshme e taksës. Ky I fundit u shpreh i kënaqur dhe tha se kjo lehtësi do t’i shërbejë për të zgjeruar aktivitetin dhe për të rritur fitimin e kompanisë në të ardhmen.

“Më 1 janar ka filluar një paketë shumë e rëndësishme uljeje taksash, që fillon nga biznesi i vogël me xhiro nën 14 milionë lekë, për të cilin taksa zbritet në 1/3-n. Kemi vazhduar me agrobiznesin, me të gjithë biznesin bujqësor, me qytetarët, klasën e mesme, me uljen e tatimit mbi të ardhurat personale. Mbështetja për bujqësinë vazhdon me zerimin e TVSH-së për inputet bujqësore dhe me normë të reduktuar për një sërë aktivitetesh të TVSH-së. Ky është viti me rritjen më të madhe ekonomike për Shqipërinë”, u shpreh Ahmetaj.

Sipas tij, sot janë 91% e sipërmarrjeve shqiptare që paguajnë 0 ose 5% tatimfitimi, si dhe 98% e të punësuarve që paguajnë 5.5% taksë pune.

Kryeministri Rama deklaroi veç të tjerash se, kjo lehtësi fiskale për biznesin do të përkthehet në më shumë vende të reja pune, si dhe në rritjen e pagave të të punësuarve në sektorin privat.

“Në fakt, kjo është zona më delikate e punësimit. Të gjithë bizneset, nga 8 milion në 14 milion xhiro vjetore, që, deri dje e kishin 15% taksën e fitimit, e kanë 3-fish më të ulët nga sot, por kanë kapacitete punësimi dhe vetëpunësimi shumë të mëdha. Ajo që është më e rëndësishmja, në këndvështrimin tonë, është që, duke ju lehtësuar 3-fish, ju japim mundësi, e para, që të zhvilloheni me investime të reja dhe besoj, menjëherë, ju do mendoni për një investim të ri për tu zgjeruar, për tu konsoliduar dhe e dyta, për të rritur punësimin dhe për të rritur pagat”, deklaroi kryeministri Rama.

Ai shtoi nga ana tjetër se është e nevojshme të ulet numri i atyre që shkojnë në universitet dhe të rritet numri i atyre që shkojnë në arsim profesional dhe në kolegje profesionale dyvjeçare, që të bëhen specialistë, në mënyrë që të mos paguhen të huajt për një punë profesionale.

ahmetaj Rama vizite
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.