Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Pas videos erotike me Gjicin, Alma.K pritet të merret në mbrojtje

12:15 / June 21, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjici skandal
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fakte dhe të dhëna të reja dalin nga skandali në bashkinë e Kukësit, e cila prej disa ditësh është në valën e sulmeve të opinionit publik pas publikimit të videos seksuale të Safet Gjicit, duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë.

Mësohet se Alma K., vajza që filmoi momentet intime me ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici, pritet të merret në mbrojtje nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të kthehet në dëshmitaren kryesore të procesit penal që ka nisur në SPAK.

Prokuroria e Posaçme, ka regjistruar dosjen për dy vepra penale si ajo e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv i funksionarit publik” në këmbim të përfitimeve seksuale.

Asaj i është bllokuar pasaporta, duke vendosur një masë të përkohshme të daljes së saj jashtë shtetit.

Po ashtu, grupi hetimor që po ndjek dosjen ka bllokuar dhe aparatin e telefonit të saj, me qëllim ekzaminimin e bisedave të Alma K.,në rrjetet sociale dhe aplikacione të ndryshme që mund të ketë zhvilluar me persona të tretë për këtë çështje.

E përveçse kanë marrë pamjet e kamerave të sigurisë në Bashki, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë marrë në pyetje disa punonjës të bashkisë Kukës, të cilët kanë konfirmuar prezencën e Alma K., në ambientet e bashkisë, pikërisht në datën 6 qershor 2023.

Njëherësh në pyetje rezulton të jetë marrë dhe nën/kryetari i bashkisë Kukës, Granit Gjana, i cili është personazhi i tretë i video-skandalit, dhe personi që merr kontakt me Alma K., duke administruar dokumentacionin e plan-projektit për sterilizimin e qenve të rrugës.

Sipas të dhënave të siguruara deri më tani, Gjana ka pranuar se sipas udhëzimit që i dha kryetari i Bashkisë, Safet Gjici, ka pranuar dokumentacionin e Alma K., për planin e ndërtimit të qendrës së sterilizimit dhe kastrimit të qenëve të rrugës.

Por theksoi se plani ka mbetur vetëm në letër, pasi ende një shërbim i tillë nuk ishte diskutuar në këshillin bashkiak.

Po ashtu, pritet të merret në pyetje edhe Astrit Cengu, ky i fundit anëtar i Këshillit Bashkiak Kukës. Kjo pasi në ditën e betimit të Gjicit, në mandatin e tij të dytë në krye të Bashkisë Kukës, mes tij dhe Cengut ka pasur një përplasje verbale dhe madje kërcënime për publikimin e materialeve komprometuese, e gjitha e diskutuar para anëtarëve të tjerë të Këshillit Bashkiak.

Sipas dëshmitarëve, Safet Gjici i ka kujtuar Astrit Cengut se i disponon një dosje voluminoze dhe që mund ta përdorte kundër tij në çdo rast.

Ndërsa nga ana tjetër, Astrit Cengu, i ka kujtuar Gjicit se nuk kishte çfarë t‘i bënte pasi dhe 4 ditë ishte në krye të bashkisë, pasi në publik do të dilte një video komprometuese me përmbajtje seksuale, kjo tregon se ka qenë në dijeni të video-filmimit. Ndaj në hetim ka përfunduar edhe ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjidhen sot 3 anëtarë të KLGJ, Sadushi për pagat: Dialogu s’e zëvendëson vendimin e Kushtetueses, tryeza me Ramën duhet për konsolidimin e drejtësisë

12:30 / September 25, 2026

Vodhi 69 milionë lekë/ Gjykata zbut masën e sigurisë për ish-drejtoreshën Elisabeta Mataj: nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”

11:01 / September 25, 2026

Moti i keq/ Stuhi shiu me shkarkesa elektrike dhe erë në Fier

10:25 / September 25, 2026

Njësimi i diplomave të huaja, ndryshojnë procedurat dhe dokumentet që duhet të dorëzojnë nxënësit

09:47 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.