KreuLajmet e FunditPas zhvillimeve të fundit në "Big Big Vip", Bora Zemani bëhet “e...

Pas zhvillimeve të fundit në “Big Big Vip”, Bora Zemani bëhet “e gjallë” në rrjete sociale

Donaldi dhe Beatrix kanë trazuar gjithë rrjetin me puthjet e tyre dhe shumë prej ndjekësve nuk e kanë pritur aspak mirë. Shkak për këtë është bërë marrëdhënia që Donaldi ka lënë pezull me Borën jashtë shtëpisë së Big Brother Vip.

Kjo e fundit nuk ishte bërë ‘e gjallë’ në mes të kësaj rrëmuje në rrjetet sociale.

Bora deri tani ka vendosur të qëndrojë në heshtje rreth çështjes, por sot ajo u rikthye me një postim në Instagram.

“Shihemi sonte ne “Per’puthen Prime”, – ka shkruar ajo.

Prezantuesja ka arritur një sasi të madhe pëlqimesh dhe një vrull komentesh.

Borës po i rriten masivisht ndjekësit në rrjetin social Instagram. Ajo arriti mbi 800 mijë ndjekës nga puthja e Donaldit dhe po shkon 1 milion nga ‘tradhtia’ e tij.

Dje Donaldi tha se është single dhe se do vazhdojë marrëdhënien e tij me Beatrix.

“Po. E kam thënë, kanë qenë dy tre video. Çfarë kuptohet kur unë them që jam single?”, tha Donaldi.

“Asnjëherë nuk kam bërë ndonjë gjë kot. Të gjitha gjërat i kam bërë me zemër, ashtu i kam ndjerë. Një varëse në qafë… për mua. Kam bërë shumë. Është shumë kollaj të flitet si opinionist, publik, komentues. Gjërat janë më të thella se kaq. Një varëse nuk i përmirëson gjërat e mia me të. Nëse unë thashë se kam nevojë për një shenjë, do të thotë se kam nevojë që dikush të bëjë diçka për mua. Unë me këtë vajzën këtu (Beatrixin) nuk do tallem kurrë”, tha Donaldi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

spot_img