Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pasaporta e vaksinimit, KE: Nga qershori e detyrueshme për vendet e BE-së

13:42 / March 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ke 1024x576 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni Evropian propozoi Digital Green Certificate (Certifikatë Digjitale të Gjelbër) për të lehtësuar lëvizjen e sigurt brenda BE-së gjatë pandemisë COVID-19.

“Me certifikatën e vaksinimit ne synojmë të ndihmojmë shtetet anëtare të kthehen në lëvizshmërinë e sigurt dhe të koordinuar”. Kështu u shpreh presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një konferencë shtypi për prezantimin e një pakete të re masash për heqjen e kufizimeve të udhëtimit.

Qytetarët evropianë do të jenë në gjendje të kthehen për të udhëtuar këtë verë duke siguruar prova se ata i janë nënshtruar vaksinës, që kanë një test negativ, ose që janë shëruar nga koronavirusi dhe kanë zhvilluar antitrupa. Këto janë përmbajtjet kryesore të lejes së re Covid të paraqitur nga Komisioni i BE për të rifilluar udhëtimet në Evropë. Certifikata duhet të jetë në dispozicion nga qershori në format digjital ose letër dhe ligjërisht e detyrueshme për vendet anëtare, shpjegoi Komisioneri Evropian për Drejtësi, Didier Reynders.

“Digital Green Certificate” do të shërbejë si siguri që një person është vaksinuar kundër COVID-19, ka marrë një rezultat negativ të testit ose është rikuperuar nga COVID-19. Ky dokument do të jetë në dispozicion, pa pagesë, në format digjital ose letër. Ai do të përfshijë një kod QR për të siguruar vërtetësinë e certifikatës.

“Pasaporta e vaksinës së BE, e quajtur zyrtarisht “Digital Green Certificate” do të jetë falas, dygjuhëshe, ndërvepruese, e sigurt, jo-diskriminuese dhe e disponueshme në format digjital dhe fizik përmes kodit QR”.

Kjo bëhet për të lehtësuar “lëvizjen e sigurt dhe të lirë” brenda BE-së gjatë pandemisë.

“Digital Green Certificate” do të përmbajë tri certifikata të dallueshme:

Certifikatat e vaksinimit, duke shënuar markën e vaksinës së përdorur, të dhënat dhe vendin e injektimit dhe numrin e dozave të administruara.

Certifikatat e testit negativ (testi NAAT / RT-PCR ose një test i shpejtë i antigjenit).

Certifikata mjekësore për njerëzit që janë rikuperuar kohët e fundit nga COVID-19.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryeministri Rama në Akademinë e Sigurisë, nis viti i ri akademik: “Ju do të jeni policët e së ardhmes”

12:18 / October 7, 2026

Drafti/ Ndihma shtetërore do t’i kalojë Autoritetit të Konkurrencës

11:36 / October 7, 2026

Protesta masive në Francë, policia përdor gaz lotsjellës ndaj nxënësve: Mbi 250 mijë persona në rrugë

11:15 / October 7, 2026

Rusia e hapur për takim Putin-Trump-Xi në samitin e APEC në Kinë

10:23 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.