Shqipëria ka gati pasaportën digjitale të vaksinimit është shprehur kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp. Sipas tij kjo është një formë përgatitjeje nëse vendet e tjera do e vendosin si kusht udhëtimi.
“Ne disponojmë falë revolucionit dixhital kemi një sistem që garanton transparencë dhe kemi pasaportën dixhitale të vaksinimit, duke u përgatitur për rastet kur vaksinimi të kthehet në kusht për udhëtimet jashtë vendit”, tha Rama.
