Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Pashko Vasa si guvernator i Hercegovinës, një nga personazhet më të dalluar të perandorisë osmane

11:21 / May 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pashko vasa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Aurenc Bebja, Francë – “Le Monde illustré” ka botuar, më 29 prill 1876, në faqen n°6, një shkrim për liderin, atdhetarin dhe shkrimtarin e njohur shqiptar Pashko Vasën, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Vasa Efendiu, portretin e të cilit sjellim këtu, është një nga personazhet më të dalluara dhe energjike.

Edhe pse i krishterë, ai ka zënë, disa herë, funksionet e drejtorit të përgjithshëm të duhaneve, të ardhurat e të cilit janë një nga burimet kryesore të Perandorisë Osmane. Më vonë, ai u gradua në gjykatën e lartë, një dallim që rrallë u akordohet personaliteteve të krishtera turke, pavarësisht krerëve të shumtë perandorakë që deklarojnë të kundërtën.

Kur Mahmud Nedim Pasha, veziri i madh aktual, erdhi në pushtet vitin e kaluar, punët e perandorisë ishin në gjendjen më të mëshirshme. Nuk kishte para për të paguar kuponat e borxhit dhe nevojitej shtypja e kryengritjes së krahinave të Bosnjes. Ai e kuptoi menjëherë se ishte e nevojshme të braktiste zakonet e vjetra turke dhe të rrethohej me njerëz inteligjentë, të aftë dhe energjikë, myslimanë apo të krishterë.

Megjithëse ishte armiku personal i Vasë Efendiut, ai hoqi dorë nga zemërimi (inati) i tij i vjetër dhe e emëroi guvernator të Hercegovinës. Me këtë emërim, ai shpresonte të bënte për vete kryengritësit duke u dërguar atyre një guvernator të krishterë, të racës sllave (këtu është gabuar gazeta), shumë të njohur dhe me shumë ndikim në veriun e Shqipërisë.

Vasa Efendiu është rreth pesëdhjetë apo pesëdhjetë e pesë vjeç, dhe ka njohuritë më të mëdha të frengjishtes, italishtes dhe turqishtes. Ai është gjithashtu autor i një skice (vepre) mbi banorët e Malit të Zi dhe të Shqipërisë, një vepër shumë e vlerësuar në Lindje.

Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-monde-illustre-1876-pashko-vasa-guvernatori-i-hercegovines-nje-nga-personazhet-me-te-dalluara-te-perandorise-osmane/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025

Shqipëria bën hapin e parë drejt eliminimit të pajisjeve matëse me përmbajtje mërkuri nga institucionet shëndetësore

20:37 / September 19, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.