Roza Lati ka realizuar së fundmi një set fotografik, që e ka rikthyer në qendër të vëmendjes mediatike. Roza u shfaq shumë seksi dhe sensuale, teksa shihej me një zemër në dorë dhe e mbuluar me gjak.
Para publikimit të këtyre imazheve ajo la një shënim në Instagram, që i bëri ndjekësit të dyshonin se i kishte dhënë fund marrëdhënies me partnerin e saj.
“E pashë që nuk më donte për Rozën më donte për Roza Latin. E pashë që më adhuronte vetëm në skenë, nuk më adhuronte në shtëpi. E pashë që ishte i dashuri perfekt vetëm kur ishim mes njerëzve dhe jo kur ishim vetëm. E pashë që ai adhuronte famën. Me thoshte ta ‘ha zemrën’ dhe unë ja hëngra vërtetë”, shkroi Roza para postimit të fotove.
Mirëpo duke qenë se ndjekësit nuk e kuptuan se bëhej fjalë thjesht për një projekt artistik, Roza u detyrua të shpjegonte se si qëndron e vërteta e marrëdhënies së saj. Moderatorja ka publikuar në Instagram një foto me të dashurin e saj misterioz, që si gjithmonë ja ka fshehur fytyrën me një ’emoji’.
Roza ka tregur se ajo është shumë e lumtur me të dashurin e saj dhe se e do shumë. Ajo shprehet se fotot dhe shënimi i lënë në Instagram nuk kanë fare lidhje me jetën e saj personale.

