Pas kaq shumë kohësh kryefjala e rrjetit dhe pas shumë aludimesh për një romancë, Melisa dhe Andi konfirmuan lidhjen në videoklipin e ri të Lleshit, “Leje”. Në fund të këngës ata të dy shkëmbejnë një puthje plot pasion bashkë, duke ju dhënë fund të gjitha aludimeve që qarkullojnë në rrjet prej muajsh.
Kënga e re e saj shkoi në 1 milion klikime brenda 24 orëve dhe për të festuar këtë arritje, Melisa ndau në Instagram një foto me Andin, duke i treguar botës sa shumë e do.
“S’di nëse jam më e lumtur për suksesin e këngës, apo për faktin që tani mund t’i tregoj botës sa shumë të dua. Oh prit, ndoshta vetëm për këngën, pasi ti je bota ime”, shkroi ajo.