Pasi mori vulën e Partisë Demokratike pas një beteje që zgjati disa vite kundër grupit të Lulzim Bashës, tani Sali Berisha është regjistruar tashmë edhe si kryetar i PD-së në Gjykatë. Në vendimin e Gjykatës thuhet se ”Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë është z.Sali Berisha”. Ky vërtetim nga Gjykata është lëshuar me kërkesë të subjektit të interesuar.

