Pasi publikoi pak ditë më parë disa mesazhe me të dashurin e saj, Keyan Safyari, ku ai e kritikonte për shtimin e saj në peshë, Bebe Rexha i ka dhënë fund lidhjes. Në mesazhe Keyan linte të kuptonte se çifti kishin pasur një debat pasi ai ishte shprehur se fytyra e Bebes kishte ndryshuar për shkak të shtimit në peshë.
Dhe mesa duket pas këtij debati ata i kanë dhënë fund lidhjes. Këtë e vërteton fakti që nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, gjë që tregon shumë për marrëdhëniet ditët e sotme.