Do të hetohet në gjendje të lirë pedagogu i Elbasanit Denis Himçi i cili u vu në pranga disa muaj më parë pasi u denoncua nëpërmjet një video përgjimi ku shihej teksa i kërkonte favore seksuale një studenteje në këmbim të marrjes së provimeve.
Pedagogu Denis Himçi u vu në pranga pas publikimit të video skandalit të transmetuar në emisionin investigativ “Stop”, në shtator, ku ky i fundit i kërkonte një studenteje raport intim, në këmbim të marrjes së provimeve, por edhe të ndikonte tek kolegët e tjerë që vajza të kalonte provimet e mbartura.
Ai akuzohet për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.