Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Pastrimi i parave, Moneyval: Shqipëria ka bërë progres në disa aspekte kyçe

14:02 / June 8, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Albania
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli i Europës ka publikuar raportin më të fundit të Moneyval për Shqipërinë, sa i përket luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, ku flet për përmirësim të vendit tonë në këtë drejtim, dhe për përmirësim të vlerësimit. “Shqipëria ka përmirësuar masat për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, duke shfaqur progres të mirë në nivel pajtueshmërie me standardet e Task Forcën e Aksionit Financiar (FATF)”-nënvizon Moneyval në raportin e Këshillit të Europës, të përditësuar dhe vijues për vendin tonë, të publikuar këtë fillim-javë. Si rrjedhojë e këtyre hapave pozitivë, vlerësimi i Shqipërisë në këtë drejtim është përmirësuar, nga pjesërisht i pajtueshëm, në gjerësisht i pajtueshëm, në dy aspekte të lidhura me transparencën dhe përfituesit pronarë, me rregullimin dhe mbikqyrjen e institucioneve financiare. Nga ana tjetër, vlerësimi i aspektit të asistencës ligjore të ndërsjelltë (MLA), sa i përket ngrirjes së aseteve dhe konfiskimit, është rritur nga “pjesërisht e pajtueshme” në “të pajtueshme”.

Moneyval i Këshillit të Europës në raport vlerëson kryesisht kornizat ligjore dhe pajtueshmërinë e tyre me standardet e Bashkimit Europian. Por, nga ana tjetër, në raport thekson se, si rrjedhojë e kufizimeve proceduriale, nuk ka vlerësuar dot masën në të cilën këto masa janë implementuar në praktikë.

Në raport, Shqipëria vlerësohet gjithashtu të ketë ndërmarrë hapat e nevojshme sa i përket licensimit të institucioneve financiare jo-bankare, me qëllimin për të parandaluar kriminelët dhe bashkëpuntorët e tyre nga pronësia e plotë apo e pjesshme e tyre, apo edhe mbajtja e funksioneve drejtuese.

Sa i përket asistencës ligjore të ndërsjelltë, Shqipëria vlerësohet të ketë vendosur mekanizmat e nevoshëm për të ekzekutuar urdhra konfiskimi jashtë vendit, ndarjen e aseteve të konfiskuara me vendet e huaja.

“Në tërësi, Shqipëria ka arritur objektivat e përgjithshme të MONEYVAL, duke adresuar, hendeqet e pajtueshmërisë teknike brenda tre vitesh nga adoptimi i raportit të vlerësimit të ndërsjelltë”-thotë Këshilli i Europës në raport.

Juridiksioni shqiptar vlerësohet të ketë arritur pajtueshmëri të plotë me 7 ndër 40 rekomandimet e Moneyval sa i përket standardeve të pastrimit të parave dhe luftës ndaj financimit të terrorizmit. “Ka ende disa hendeqe të vogla në implementimin e 29 rekomandimeve ku Shqipëria është vlerësuar si gjerësisht e pajtueshme”-thuhet më tej. Vendi ndërkohë mbetet pjesërisht i pajtueshëm në 4 rekomandime, që i referohen sanksioneve financiare ndaj tregtimit të armëve të rrezikshme (kryesisht të shkatërrimit në masë); teknologjive të reja, transparencën e përfituesve pronarë; si dhe mbikqyrjen e bizneseve dhe profesioneve jo-financiare.

RAPORTI I PLOTË

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshimet në KPP/ SPAK s’do t’i hetojë prokurorët e posaçëm dhe gjyqtarët e GJKKO për çdo krim/ I kalojnë gjykatave të tjera

15:41 / September 30, 2026

Drafti i Kodit të Procedurës Penale, Rama: S’ka më hetime në sirtar/ Çdokush do të informohet për veprën, të kërkojë verifikim nga gjykata

12:39 / September 30, 2026

Rama: Jo kontroll të celularëve pa autorizim të gjykatës! Marrja në pyetje do të regjistrohet me zë dhe figurë

12:38 / September 30, 2026

Rama: Do lejohet transmetimi live i seancave gjyqësore, me kërkesë të palëve

12:35 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.