TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Ishte kthyer në “makthin” e bizneseve, arrestohet “skifteri” 21-vjeçar nga Pogradeci

19:30 / September 28, 2023

Klientët të pakënaqur nga iPhone 15, probleme me mbinxehjen

19:23 / September 28, 2023

23-vjeçari lë pistoletën në divan dhe shikon ndeshjen, 3-vjeçarja e merr dhe qëllon veten

19:07 / September 28, 2023

I veshur me rroba ushtarake, 32-vjeçari hap zjarr në një spital në Holandë, disa të vdekur

18:56 / September 28, 2023

Numri i lartë i emigrantëve/ Gjermania ashpërson kontrollet kufitare

18:46 / September 28, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Ekonomi

Pasuria milionëshe e biznesmenit shqiptar që bleu T-Albania

13:45 / January 18, 20195 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Telekom Albania, operatori i dytë i telefonisë celulare në vend, u ble dy ditë më parë nga dy individë, njëri shqiptar dhe tjetri bullgar, përmes kompanisë Albania Telecom Invest AD, për një shumë prej 50 milionë eurosh.

Albania Telecom Invest AD është krijuar më 21 nëntor 2018 me kapital aksioner prej 50 mijë BGN (leva bullgare), rreth 25 mijë euro. Dy janë aksionerët e saj: Spas Dimitrov Rusev me 51% të aksioneve dhe Elvin Vehip Guri me 49% të aksioneve, sipas të dhënave zyrtare nga Regjistri Bullgar i Tregtisë, të dhënat e të cilit u mundësuan për

“Monitor” nga “SEE News”, njësia inteligjente bullgare për lajme biznesi e kërkime tregu për Europën Juglindore.
Spas Dimitrov Rusev, është një sipërmarrës bullgar, i cili në vitin 2016 ishte në krye të konsorciumit që mori kontrollin e operatorit kryesor bullgar të telefonisë celulare Vivacom (të regjistruar si Kompania Bullgare e Telekomunikacionit, BTC) nga VTB Capital (krahu i bankingut investues i ruses VTB) dhe ka rolin e partnerit strategjik edhe te Albania Telecom Invest AD, përmes njohurive në fushën e telekomunikacionit.

Elvin Guri, një sipërmarrës bullgar me origjinë nga Shqipëria, i cili u largua për në Bullgari në vitin 1992 për të ndjekur studimet në Universitetin Amerikan të Bullgarisë, e nisi aktivitetin me institucionin jo bankar financiar JetFinance, të cilin ia shiti më pas grupit francez BNP Paribas. Përpara se të bëhej sipërmarrës, Guri punoi për PricewaterhouseCoopers dhe BERZH në Sofje dhe Londër.

Aktualisht në Bullgari, Elvin Guri është aksioner 100% i fondit bullgar River Styxx Capital EAD, të krijuar në vitin 2008 dhe që ka një kapital themeltar prej 71,429 BGN (rreth 36.5 mijë euro). River Styxx Capital raportoi të ardhura prej rreth 417 mijë eurosh në 2017-n dhe humbje prej rreth 530 mijë eurosh. 2015-a ishte më i miri i tre viteve të fundit, teksa të ardhurat ishin rreth 1.15 milionë euro dhe fitimet 382 mijë euro, sipas të dhënave zyrtare nga Regjistri Bullgar i Tregtisë (shih tabelën).

Në Shqipëri, River Styxx Capital hyri në vitin 2011, përmes blerjes së 19.72% të aksioneve të shoqërisë që vepronte në fushën e mikrofinancës, Final, duke e rritur gradualisht zotërimin deri në 38.11 % (aksionerë të tjerë të Final ishin Balfin me 38.4% dhe disa individë).

Në gusht 2018, River Styxx Capital e shiti gjithë kuotën që zotëronte në Final, së bashku me aksionerët e tij, tek shoqër

Në Shqipëri, River Styxx Capital hyri në vitin 2011, përmes blerjes së 19.72% të aksioneve të shoqërisë që vepronte në fushën e mikrofinancës, Final, duke e rritur gradualisht zotërimin deri në 38.11 % (aksionerë të tjerë të Final ishin Balfin me 38.4% dhe disa individë).

Në gusht 2018, River Styxx Capital e shiti gjithë kuotën që zotëronte në Final, së bashku me aksionerët e tij, tek shoqëria e mikrofinancës, IuteCredit, që tashmë zotëron 100% të Final.
Në gusht të vitit 2017-s, River Styxx Capital arriti një marrëveshje për të blerë 85% të aksioneve të Telenor Bank në Serbi.

Në bazë të kësaj marrëveshje për partneritet strategjik, grupi norvegjez i telekomunikacionit Telenor do të mbajë 15% të kapitalit në Telenor Banka, një bankë serbe online. “Investimi në Telenor Bank dhe vendosja e marrëveshjes tregtare dhe kapitale me Telenor është një mundësi e pashembullt për të hyrë në tregun serb, një treg që vazhdon të ofrojë mundësi tërheqëse për rritje,” tha CEO i River Styxx Capital, Elvin Guri, në një deklaratë, raportuan mediat në atë kohë.

Por, marrëveshja nuk mori miratimin e Bankës Qendrore të Serbisë në shkurt të vitit 2018. Marrëveshja nuk mori miratimin pasi dokumentacioni nuk plotësonte kushtet e vendosura nga autoritetet rregullatore, raportoi media lokale serbe Vecernje Novosti, duke cituar burime nga banka qendrore serbe. Në Bullgari, krahas River Styxx Capital. Guri është aksioner me 27.5% të kuotave tek EMP Invest Bulgaria AD, një firmë private kapitali, me qendër në Sofje, Bullgari.

Shitja e Telekom Albania

Grupi grek OTE- i cili është në pronësi të rrjetit gjerman të telekomunikacionit, Deutsche Telecom – dhe zotëron 99.79% të aksioneve të Telekom Albania- njoftoi zyrtarisht se “OTE ka hyrë në një marrëveshje për të shitur kuotën e saj të plotë në Telekom Albania Sh.A. (Telekom Albania) tek kompania bullgare Albania Telecom Invest AD për një shumë totale prej 50 milionë eurosh.

Albania Telecom Invest AD kontrollohet ngaz. Spas Roussev, aksioner kryesor i operatorit të telefonisë bullgare Vivacom, dhe nga z. Elvin Guri, një investitor bullgaro-shqiptar”. Transaksioni iu nënshtrohet procedurave normale të përfundimit, duke përfshirë miratimin nga autoritetet kompetente dhe financimin, dhe pritet të përfundojë në gjysmën e parë 2019, njoftoi OTE.

Telekom Albania kishte të ardhura prej 9.1 miliardë lekësh në 2017-n, ndërsa raportoi humbje tepër të larta prej 4.8 miliardë lekësh (më se gjysma e të ardhurave) në 2017-n, apo rreth 36 milionë euro, pas fitimeve minimale prej 155 milionë lekësh në 2016-n, sipas bilancit zyrtar. Humbjet erdhën pas një periudhe të artë, kur OTE, që bleu Telekom Albania (ish AMC) për 80 milionë euro në vitin 2000, shënonte fitime mjaft të larta.

Rekordi është arritur në vitin 2008, me fitime para taksave që ishin rreth 110 milionë euro, teksa norma EBITDA (fitimet para interesave, taksave, zhvlerësimit dhe amortizimit) arrinte deri në 80%. Pas 2008 fitimet ranë gradualisht për të arritur në 30 mln euro në vitin 2013 dhe 17 mln euro në 2014, për të kaluar më pas me humbje të larta në 2017, sipas të dhënave historike të analizuara nga “Monitor”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Punimet në rrugën e Arbrit, ARRSH: Bllokohet për dy ditë qarkullimi në këto data

18:07 / September 28, 2023

Indeksimi i pensioneve, Manjani: Ja sa qytetarë do të përfitojnë bonus në fundvit

15:53 / September 28, 2023

Investimet e huaja direkte arritën në 686 milionë euro

13:04 / September 27, 2023

Pse europianët paguajnë më shumë për iPhone-ët e tyre se amerikanët?

15:07 / September 26, 2023
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
Favela Beach Bar
Favela Beach Bar
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Arsyeja e tritolit në Durrës ishin grushtet e Noizyt ndaj Cllevios, nënës së Laert Haxhiut i erdhi keq për reperin

18:46 / September 28, 2023

I penduari zbardhi krimet e bujshme, gazetari: Haxhiu dhe Bilbili morën hak ndaj Aldo Bares. Laerti ishte 2 vjeç kur i dogjën shtëpinë

18:26 / September 28, 2023

Është gjallë apo ka vdekur Ervis Martinaj? Altin Dumani jep përgjigjen surprizë

18:14 / September 28, 2023

Punimet në rrugën e Arbrit, ARRSH: Bllokohet për dy ditë qarkullimi në këto data

18:07 / September 28, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Ishte kthyer në “makthin” e bizneseve, arrestohet “skifteri” 21-vjeçar nga Pogradeci

19:30 / September 28, 2023

Klientët të pakënaqur nga iPhone 15, probleme me mbinxehjen

19:23 / September 28, 2023

23-vjeçari lë pistoletën në divan dhe shikon ndeshjen, 3-vjeçarja e merr dhe qëllon veten

19:07 / September 28, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.