Kreu i PD-së Lulzim Basha denoncon përmes një grafiku rënien e ekonomisë dhe rritjen e pasurisë së ministrave të qeverisë Rama.
Në një postim në Facebook ai thotë se ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit.
“Ndërsa Rama dhe ministrat e tij shumëfishojnë pasuritë e tyre, Shqipëria varfërohet. Papunësia është shtuar, kosto e jetesës është bërë e papërballueshme. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për xhepat e shqiptarëve dhe jo të Ramës dhe ministrave të tij”, shkruan Basha.