Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Patentën në shtëpi”, kundërshtojnë me dhunë policin që e ndalon. Në pranga dy vëllezërit dhe…

10:36 / April 29, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Arrestimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy vëllezër dhe një i tretë janë arrestuar pasi kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

Sipas informacioneve zyrtare në vendin e quajtur “Kthesa e Boçevës” në Peshkopi policia ka ndaluar një mjet duke i kërkuar dokumentat shoferit. Por ndërkohë ai u ka thënë se nuk ka me vete patentën efektivët i kanë kërkuar dokumentet e mjetit dhe që të nesërmen të paraqitej në komisariat bashkë me lejen e drejtimit.

Drejtuesi i mjetit, i ndihmuar nga i vëllai dhe një tjetër pasagjer në makinë kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë, duke tentuar t’u marrin dokumentacionin e mjetit.

NJOFTIMI I PLOTE

Bulqizë

Kundërshtuan dhe penguan me forcë gjatë kryerjes së detyrës, punonjësit e Policisë Rrugore, arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore, ndëshkimin e personave që qarkullojnë pa leje drejtimi apo pa dokumentacionin përkatës, si dhe në kuadër të monitorimit për zbatimin e masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, gjatë kontrolleve të shtuara në terren për këtë qëllim, në vendin e quajtur “Kthesa e Boçevës”, kanë konstatuar dhe i kanë bërë shenjë ndalimi një automjeti me drejtues shtetasin A. T.

Punonjësit e Policisë Rrugore i kanë kërkuar drejtuesit të mjetit që t’u tregonte dokumentacionin e mjetit, por drejtuesi i mjetit, shtetasi A. T., nuk e kishte me vete lejen e drejtimit. Ndodhur në këto kushte, punonjësit e Policisë Rrugore i kanë marrë dokumentacionin tjetër të mjetit dhe i kanë kërkuar shtetasit A. T. që mëngjesin e datës 29 prill, të paraqiste te Policia Rrugore lejen e drejtimit, me qëllim tërheqjen e dokumentacionit të mjetit.

Shtetasi A. T., i ndihmuar nga vëllai i tij F. T. dhe pasagjeri që ndodhej në mjet E. D, i kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë, duke tentuar t’u marrin dokumentacionin e mjetit.

Punonjësit e Policisë i kanë shoqëruar forcërisht në komisariat dy vëllezërit, ndërsa shtetasi E. D, arriti të largohej së bashku me automjetin, por u kap dhe u shoqërua në komisariat në orët e vona të mbrëmjes datë 28.04.2020.

Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. T., 23 vjeç dhe F. T., 28 vjeç (vëllezër) dhe E. D., 22 vjeç, banues në Shupenzë, Bulqizë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Meta kundërshton disa prova të SPAK – Kërkesë në GJKKO: Të mos administrohen disa dokumenta

20:58 / November 13, 2026

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.