‘Dy Hallexhinj që kërkojnë të shpëtojnë njëri-tjetrin’. Ky ishte konkluzioni i arritur i ish deputetit demokrat, Astrit Patozi për marrëveshjen e sotme në një tokë neutrale të ish kreut të qeverisë Berisha dhe ish kreut të shtetit Meta.
Për të, Berisha dhe Meta janë të detyruar të bëjnë sikur janë mirë pasi janë hallexhinj.
‘Dëgjova atë që tha në politikë nuk ka interesa personale… Meta dhe Berisha dukeshin të qeshur thatë ju, kjo s’është e vërtetë. Të paktën për Metën kjo gjë nuk funksionon, unë pashë dje një Metë të shpërfytyruar. Dje Meta ishte dhe me rëndë sesa kur bëri ato deklaratat me Malin me Gropa. Meta s’është i qetë, ashtu sikurse dhe Berisha, se janë hallexhinj”, tha Patozi.
