Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pazari për 84 vota? Kuvendi fut në axhendë nismën e Bashës për të burgosur deputetët

08:51 / January 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha ramaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ditë pasi Edi Rama paralajmëroi se do të tentojë mënyra të tjera për të siguruar kalimin e reformës zgjedhore dhe ligjeve me shumicë të cilësuar, janë dhënë sinjalet e para se kanë filluar të lëvizin gjërat mes PS dhe grupit të Lulzim Bashës.

Kuvendi mblodhi të enjten Konferencën e Kryetarëve, ku u miratua kalendari dhe programi i punës për 3 javët në vijim. Por bie në sy një detaj interesant, pasi PS-ja ka futur në axhendë një nismë personale të Lulzim Bashës.

Basha ka propozuar kriminalizimin e shpifjes, duke kërkuar ndërhyrje në Kodin Penal. Kjo nismë e Bashës është futur në kalendar dhe do të kalojë në seancë plenare më 8 shkurt. Kjo lëvizje, një ditë pas mesazhit të Ramës, duket se sinjalizon se diçka po ndodh në prapaskenë.

Rama ka 77 vota në sallë, përfshirë dhe deputetët e Tom Doshit, dhe i duhen së paku 7 vota. I vetmi që mund ta ndihmojë është Basha, që ka pas vetes 8 deputetë. Mos ndoshta futja në axhendë e nismës së Bashës është një tentativë joshjeje?

Në nismën e kreut të PD, kërkohet që në nenin 120 të Kodit Penal, nen ku flitet për shpifjen, pas paragrafit të dytë të shtohet paragrafi i tretë me këtë përmbajtje: “Kur, kjo vepër, kryhet nga të zgjedhurit, gjatë kohës së ushtrimit të mandatit, në seancat parlamentare të Kuvendit, apo në çdo formë tjetër, përbën kundravajtje penale dhe dënohet me gjobë ose burgim deri në dy vjet”.

Me pak fjalë, Basha kërkon që të ketë burg për deputetët, nëse ata shpifin ndaj kolegëve të tyre. Nisma e Bashës mori spunto pas sulmeve dhe akuzave që janë bërë ndaj tij nga Berisha dhe deputetët që i shkojnë pas.

Propozimi për një dënim më të ashpër për deputetin, sipas PD-së, bëhet “për shkak të ndikimit të publicitetit që u ofrohet qendrimeve të tyre në publikun e gjerë”. /Pamfleti/

900 0 1704996359x444 464

Basha Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026

Mungesa e Hitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat i ashpër, përplaset mazhoranca me opozitën

14:02 / July 22, 2026

Alarmi u dha nga Gjermania, AKU thirrje konsumatorëve të mos konsumojnë këtë pije

13:48 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.