Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

PD arrin marrëveshjen, kush janë 14 partitë opozitare të listës së përbashkët

21:20 / February 24, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Partia Demokratike PD Selia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Opozita e Bashkuar ka nënshkruar sot marrëveshjen për koalicionin parazgjedhor. 14 parti opozitare i janë bashkuar Partisë Demokratike për të dalë sëbashku në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Koalicioni opozitar do të ketë emrin “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim”, ndërkohë që disa nga partitë aleate do të kenë vende të sigurta në listat zgjedhore.

Të gjitha partitë opozitare arritën sot marrëveshjen për të dalë së bashku në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Marrëveshja u arrit pas takimeve që lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi me krerët e partive të tjera opozitare.

Koalicioni i partive opozitare do të ketë emrin “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim”, ndërsa në fletën e votimit koalicioni do të përfaqësohet me logon e Partisë Demokratike.

Partitë që do të marrin pjesë në koalicioni opozitar janë:

1.    Partia Demokratike                        Lulzim Basha

2.    Partia Republikane                                Fatmir Mediu

3.    Partia Agrare Ambientaliste                 Agron Duka

4.    Partia per Drejtesi Integrim dhe Unitet      Shpëtim Idrizi

5.    Lëvizja për Zhvillim Kombëtar           Dashamir Shehi

6.    Partia Demokristiane                            Nard Ndoka

7.    Partia Fryma e Re Demokratike           Bamir Topi

8.    Partia e Ballit Kombëtar                Artur Roshi

9.    Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut     Vangjel Dule

10.  Partia Bashkimi Liberal Demokrat           Arian Starova

11.  Partia Bashkimi Demokrat                 Ylber Valteri

12.  Partia Mendimi i Djathtë Liberal       Mustafa Lici

13.  Partia Lëvizja e Legalitetit                 Shpëtim Axhami

14.  Partia Kristian Demokrate                  Dhimitër Muslia

I pari që ka firmosur marrëveshjen ka qenë kreu i Republikanëve Fatmir Mediu dhe më pas kanë nënshkruar edhe krerët e partive të tjera aleate. Pritet që partitë aleate, të cilat do të jenë pjesë e listës shumë emërore në zgjedhjet e 25 prillit, do të kenë vende të sigurta në disa qarqe, si dhe kandidatë në të gjithë qarqet e tjera të Shqipërisë. Pjesë e koalicionit opozitar pritet do të jenë dhe Kreu i Ballit Kombëtar Artur Roshi, që pranoi mandatin e deputetit pas djegies së mandateve nga PD dhe LSI si dhe kreu i Frymës së re Demokratike Bamir Topi. Ndërkohë, Lëvizja Socialiste për Integrim do të garojë si forcë me vete në zgjedhjet e 25 prillit por do te garoje bashke me Partine Demokratike ne disa qarqe te vendit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më shumë fonde për bujqësinë/ Salla: 18 miliardë lekë ose 10 % më shumë se në 2026

14:46 / November 9, 2026

Reforma Zgjedhore/ Opozita kërkon heqjen e pikës për hartën e re territoriale nga rendi i ditës

10:28 / November 9, 2026

Rama publikon pamje nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Një nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

10:11 / November 9, 2026

“Konflikti do të përfundojë së shpejti”, Trump: Ukraina do të dalë nga lufta me një formë tjetër territoriale

09:55 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.