Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

PD bën blof me kryebashkiakun e Matit, zbardhet vendimi i KQZ-së

13:11 / January 16, 20205 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
agron malaj 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bardhi e shiti si një zbulim të madh të “selisë blu”, kandidimi i Malaj është verifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku firmëtarë të vendimit kanë qenë edhe përfaqësuesit e opozitës. Ai ka marrë dakortësinë nga KQZ, ku sipas një shkrese të datës 15 maj 2019, anëtarët e komisionit vendosën:

“Njoftimin e KZAZ-së nr. 16 për vazhdimin e procedurave për rregjistrimin e kandidatit për kryetar Bashkia Mat, Qarku Dibër, të propozuar nga Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.”

Më poshtë po përcjellim tekstin e plotë:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe dëgjoi diskutimet e të pranishmëve,“Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit për kryetar, Bashkia Mat, Z.Agron Rufat Malaj,në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

VËREN

Në bazё të nenit 67, pika 2 dhe nenit 72 dhe 165, pika 3 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane” ka depozituar në KQZ Kërkesën për rregjistrimin e Z.Agron Rufat Malaj si kandidat për kryetar të bashkisë Mat.

Gjithashtu z.Agron Rufat Malaj në përputhje me nenin 5, pika 4, gërma a të ligjit 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e vetëdeklarimit, si organi kompetent për administrimin, verifikimin, zbatimin e ndalimeve për zgjedhjen dhe emërimin në funksionin publik ku përfshihet dhe funksioni Kryetarit të bashkisë.

Nga verifikimi i formularit të vetëdeklarimit, rezulton z. Agron Rufat Malaj ka deklaruar, se me Vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, nr.57 datë 07.10.1999 është deklaruar fajtor për veprën penale “Armëmbajtie pa leje”, parashikuar nga neni 278/ Kodi Penal dhe është dënuar më 10 muaj burgim.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” dhe Kreut V, pika 2, germa b dhe pikës 3, germa c, të vendimit të Kuvendit nr.17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015”, me shkresat nr. 3449 prot., datë 15.05.2019 dhe nr. 3451 prot., datë 13.05.2019 ka kërkuar informacion nga zyra e gjendjes dhe zyra e gjendjes gjyqësore për kandidatët për Kryetar Bashkie, që kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Zyra e gjendjes gjyqësore ka dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, verifikimin e gjendjes gjyqësore, sipas së cilës rezulton se; Z. Agron Malaj në bazë të me vendim nr.57, dt. 07/10/1999, Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Mat e ka deklaruar fajtor për veprën penale të mbajtjes pa leje të armeve luftarake, parashikuar nga neni 278/2 k.p. e dënon me 10 (dhjetë) muaj burgim. Rehabilituar në bazë të nenit 69 kodi penal. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, referuar pikës 2, paragrafi i fundit, të Kreut V të vendimit nr.17/2016 të Kuvendit konstaton se dhënat e deklaruara nuk përbëjnë kusht për mosregjistrimin si kandidatit sipas ligjit 138/2015. Gjithashtu KQZ ka bërë publikimin e formularëve të vëtëdeklarimit në faqen zyrtare të internetit.

Referuar nenit 33, gërma f të Kodit Zgjedhor, Komisioni i Zonës së Administrimin Zgjedhor ka kompetencën për regjistrimin e kandidatëve për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore, në ato bashki të cilat administrohen nga një KZAZ.

Referuar ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohenose ushtrojnë funksione publike” dhe pikës 5/1, dhe 6 të nenit 9 të udhëzimit nr.2, datë 29.01.2013 “Për caktimin e rregullave për depozitimin dhe verifikimin e dokumentacionit të kandidimit dhe afatet për publikimin e listave të kandidatëve”, KZAZ duhet vazhdojnë procedurat për rregjistrimin e kandidatit për kryetar Bashkia Mat, Qarku Dibër, të propozuar nga Koalicioni


Nr . 366 i vendimit Data 15.05.2019 e vendimit Ora 11:00 e vendimit

“Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit për kryetar, Bashkia Mat, Z.Agron Rufat Malaj,në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

“Aleanca për Shqipërinë Europiane” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.

PËR KËTO ARSYE:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, bazuar në nenin 23, pika 1, germa a, e Ligjit nr.10019 datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë’’, i ndryshuar; nenin 5, pika 4, gërma f, të ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”; Kreu V, i Vendimit të Kuvendit nr.17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

VENDOSI:

  1. Njoftimin e KZAZ-së nr. 16 për vazhdimin e procedurave për rregjistrimin e kandidatit për kryetar Bashkia Mat, Qarku Dibër, të propozuar nga Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019″, shkruhet në vendim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ibrahimaj: Kredi me 0% interes për të rinjtë dhe subvencionim të qirasë deri në 50%, aplikimet përmes platformës “Shtëpia jote”

14:42 / November 19, 2026

Vrasja e Briken Sanajt te “Kodra e Diellit”, Prokuroria kërkon 35 vite burg për Vladimir Kolën

14:32 / November 19, 2026

Komisioni i Reformës Zgjedhore i drejtohet OSBE/ODIHR-it, kërkon ekspertë ndërkombëtarë

14:12 / November 19, 2026

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës/ Bllokohet qarkullimi i automjeteve në aksin dytësor, ja orari

14:07 / November 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.