Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë ceremonisë së organizuar në Korçë u pyet edhe lidhur me akuzat e opozitës për Gjovalin Lokaj si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
Ministri ka thënë se mban përgjegjësi për emërimin e tij.
“Mbaj përgjegjësi për emërimin e Gjovalin Lokës si drejtor në Policinë e Shtetit. Unë e kam emëruar dhe mbaj përgjegjësi për të dhe kam vlerësimet maksimale për punën e tij. Akuzave të opozitës nuk iu përgjigjem”, ka deklaruar Lleshaj.
