Grupimi i ish-kryeministrit Sali Berisha ka zyrtarizuar kandidatët për kryebashkiakë në gjashtë bashki ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njoftohet se është mbledhur ditën e sotme për të verifikuar materialet zgjedhore dhe për të miratuar tabelën përfundimtare të votimeve të “Primareve” të mbajtura të dielën.
Kështu, kandidatët fitues sipas degëve janë:
–Premtim Kryemadhi në bashkinë Dibër me 424 vota.
–Ardia Muka në bashkinë Durrës me 1162 vota.-
–Elton Bano në bashkinë Lushnje me 671 vota.
–Hekuran Xhani në bashkinë Rrogozhinë me 221 vota.
–Lulzim Vrana në bashkinë Vorë me 277 vota.
–Bardh Spahia në bashkinë Shkodër me 1011 vota.

