Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

PD hap dyert, mjekja stomatologe: Pasiguritë që më bëjnë të vi te protesta e 7 korrikut

12:23 / June 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto 559256fb ba70 47eb afb2 238f0036bb661656494436
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike ka hapur sot selinë dhe foltoren e saj për shqiptarët. E para që e ka marrë fjalën, është mjekja stomatologe Artemisa Halili, e cila u ka përcjellë një mesazh qytetarëve, duke argumentuar arsyet pse do të bashkohet me Partinë Demokratike dhe shoqërinë civile në protestë më 7 korrik.

Fjala e plote

Unë jam Artemisa Halili, stomatologe, nënë e një vajze 6-vjeçare.

Si profesioniste e lirë, ndeshem përditë me një barrë pengesash, të cilat vijnë të gjitha nga keqmenaxhimi shtetëror. Janë këto shtrëngesa që më shtyjnë t’i bashkohem protestës së Partisë Demokratike dhe shoqërisë civile me 7 korrik.

Aktualisht, edhe pse po punohet mbi një ligj për profesionet e lira, ne si grup interesi nuk kemi asnjë informacion për të. Ligji fiskal është ndërruar 8 herë në 13 vjet, dhe Urdhri i Stomatologut nuk na informon asnjëherë paraprakisht për këto ndryshime. Nuk gjejmë dot staf, për arsye se stomatologët e rinj zgjedhin emigrimin.

Të gjitha këto më bëjnë, mua dhe kolegët e mi, dhe besoj shumë profesionistë të lirë anembanë Shqipërisë, të kemi pasiguri për të ardhmen tanë dhe të fëmijëve tanë. Për këto pasiguri do t’i bashkohem Partisë Demokratike dhe shoqërisë civile më 7 korrik. Bashkohu edhe ti! Të gjithë bashkë dëgjohemi më fort! Shqipëria është në rrezik!

PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari: Duhet të arrestohet

12:57 / September 5, 2026

Rama në Itali për Forumin e Cernobbios, sot në panel me kryeministrin kroat Plenković! Në fokus e ardhmja e Evropës dhe roli i Mesdheut

08:58 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.