Pas kësaj deklarate ka ardhur reagimi nga Partia Demokratike. Gazment Bardhi teksa publikon një nga përgjimet që nxori ‘Blid’ për Gjiknurin shprehet se Rama po tenton të prishë rregullat e garës në mënyrë të njëanshme, i frikësuar nga humbja e zgjedhjeve dhe pushtetit të tij personal.
“Ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës është provë që Edi Rama vazhdon koalicionin me krimin e organizuar…Asnjë ndryshim i njëanshëm nuk mund të jetë i detyrueshëm për opozitën politike të vendit. Nëse Edi Rama ka vendosur të hedhë në erë zgjedhjet e ardhshme, ne do të bëjmë gjithçka që koston ta mbajë ai, personalisht, jo Shqipëria e shqiptarët”, shkruan Bardhi.
