Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

PD i përgjigjet Ballës për sulmin në qendrën shëndetësore: Rama përdor Taulantin për të larguar vëmendjen nga fshehja e viktimave të COVID-19

15:58 / November 21, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bardhi 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike distancohet nga akuza e ngritur sot nga kryetari i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, se kryedemokrati Lulzim Basha frymëzoi sulmin me gurë mbi qendrën shëndetësore në Elbasan. Në një reagim në rrjetet sociale, Gazmend Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i PD, thotë se akuzat e Ballës janë një tjetër histori e rreme, për të larguar vëmendjen nga fshehja e numrit të vdekjeve nga COVID19, (akuzë kjo e denoncuar nga Lulzim Basha 2 netë më parë në Opinion). Bardhi kërkon një hetim nga prokuroria për menaxhimin e COVID.

REAGIMI I PLOTË:

Edhe një herë Rama vazhdon të luajë politikisht me jetën e shqiptarëve. Ai dërgoi Taulant Ballen për të krijuar një histori të re të rreme për të sulmuar Lulzim Bashën, sepse ende nuk ka një pergjigje për fshehjen e numrit të vdekjeve të shkaktuara nga pandemia. Edi Rama vetëm po përpiqet të largojë vemendjen e qytetarëve nga vonesa e pajustifikuar në zbardhjen e së vërtetës. Ne përsërisim thirrjen ndaj prokurorisë të nisë hetimet për fshehjen dhe manipulimin e të dhënave për numrin e të vdekurve nga covid19. Kjo nuk është një çështje politike, por është një çështje thelbesore për të gjithë shqiptarët. Populli shqiptar e ka aftësinë të mos bjerë pre e manipulimeve të Edi Ramës.

Mesditën e sotme, një qendër shëndetësore në Elbasan u denoncua nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla se kishte rënë pre e akteve vandale. Balla akuzoi kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, se me thirrjet e tyre kanë motivuar sulmin mbi qendrën shëndetësore.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.