Partia Demokratike e Elbasanit, po zhvillon një protestë ditën e sotme për rritjen e çmimeve të karburanteve.
Protesta ka nisur rreth orës 11:00. Pjesë e kësaj proteste nuk janë vetëm përfaqësuesit e Partisë Demokratike, por edhe shoqëria civile të cilët kërkojnë shkrirjen e Bordit të Transparencës së Karburanteve.
Protesta po vijon e qetë deri në këto momente, ndërsa nuk ka evidentohet të ketë forca policore. Ky aksion politik është paralajmëruar nga Partia Demokratike jo vetëm në Elbasan, por në mbarë vendin.
