Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

PD: Ja faktet për korrupsionin në aferat e inceneratorëve

21:58 / February 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PDD
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas dëgjesës së dytë të Komisionit Hetimor për aferën e inceneratorëve, PD ka publikuar të renditura 6 gjërat që janë zbuluar sot nga hetimet.

Në tabelën e postuar në faqen zyrtare thuhet se shteti ndërtoi një skenë korruptive që u kushtoi qyteteravë shqiptarë 430 milionë euro.

Në postim shkruhet po ashtu se inceneratori i Elbasanit ka marrë garanci nga buxheti shtetit për rroga deri në 4 mijë euro, janë blerë makina luksoze dhe janë shantazhuar firma ndërtimi nga Bashkia e Tiranës.

“Dëgjesat e ditës së dytë të Komisionit Hetimor për aferën e inceneratorëve dëshmuan se si qeveria ndërtoi një skenë korruptive kriminale, që u kushton qytetarëve 430 milionë euro..

Ja çfarë u vërtetua në seancën e dytë: 

Çdo punë e inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës është bërë nga kompani nënkontraktuese të krijuara nga pronaret e tyre, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallias duke përfituar miliona euro.
Të ardhurat pas sekuestrimit të kompanisë “Albtek -Enrgjy” ishin më pak se 5000 euro. Stela Gugallja ka zbrazur llogaritë bankare para arratisjes.
Ndërkohë që merrte pagesa nga taksat e qytetarëve, inceneratori i Elbasanit ka marrë garanci sovrane nga buxheti i shtetit për të paguar rroga deri në 4 mijë euro.
Koncesionit për inceneratorin e Elbasanit, iu shtua një tjetër koncesion pa procedurë nga qeveria, që i dha pa garë shitjen e energjisë për 25 vite.
Me paratë e qytetarëve, inceneratori i Tiranës ka blerë ‘Range Rover’ për 95 mijë euro dhe ‘Mercedes’ për 60 mijë euro
Bashkia e Tiranës shantazhon firmat e ndertimit që të depozitojnë mbetjet në inceneratorin, që nuk është ndërtuar ende, me kosto shtesë prej 40 milionë euro.”, thuhet ne njoftim.

274150380 495686311917143 114986855930555661 n

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama intervistë për “Channel 4”: Projekti në Zvërnec do ta rigjenerojë zonën, protestat na shërbejnë për reflektim

13:45 / July 29, 2026

Celibashi kërkon rregulla të reja zgjedhore: Të ndahet qartë shteti nga partia në pushtet

21:07 / July 28, 2026

Sekretariati i Etikës përjashton Agron Shehajn me 60 ditë, pritet kallëzim në Prokurori

11:55 / July 28, 2026

Ambasada shqiptare detyron BBC të ndryshojë titullin e artikullit: Stigmatizonte shqiptarët si komunitet

11:29 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.