Kryeministri Edi Rama edhe mëngjesin e sotëm ju ka uruar ndjekësve të tij në facebook një ditë të mbarë. Urimin e ka shoqëruar me këngë popullore dhe promovimin e investimit me punimet për pjesën e dytë me gjatësi 12.85 km që përmbyll të gjithë aksin e ri nga Korça deri në Ersekë.
Nga ana tjetër, sot është protesta e thirrur nga Sali Berisha, që nis në orën 19:00 nga selia blu, e që kulmon para Kryeministrisë, por që Rama nuk do jetë në zyrë, por në Vlorë për një inagurim.
“MIRËMËNGJES, dhe me punimet për pjesën e dytë me gjatësi 12.85 km që përmbyll të gjithë aksin e ri nga Korça deri në Ersekë, i cili do të ndikojë ndjeshëm në zhvillimin rural e turistik të rajonit jug-perëndimor, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama në facebook.
