Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“PD ngatërron qëllimisht datën e kryerjes së analizave me atë të printimit”, Ilir Beqja zbërthen të vërtetën, duke e ilustruar me shembullin e analizave të veta

17:27 / January 24, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Analiza 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish Ministri I Shëndetësisë Ilir Beqja, ka hedhur poshtë akuzat e Partisë Demokratike lidhur me manipulimin prej tyre të të dhënave të kontrollit bazë shëndetësor.

Partia Demokratike ka publikuar dy përgjigje të kontrolleve bazë të kryera respektivisht në datat 27.10.2015 dhe 10.11.2015  dhe që gjoja mjekëve u kërkohet t’i paraqesin si të kryera në 22.10. 2019.

E vërteta banale është se PD ngatërron me qëllim datën e printimit që shfaqet në dokument me datën e kryerjes së analizës.

Beqja shpejgon se  data që ndodhet në fund majtas të faqes së formularit të treguar nga PD, është thjesht data kur ai dokument është printuar. Ato dy dokumenta nëse i printon sot do të kenë datën 24.01.2020 dhe jo më datën 22.10.2019. Nëse dikush do të printojë sot formularët e kontrolleve bazë të kryera gjatë vitit 2019, të gjithë formularët do të kenë në fund të faqes datën e sotme, 24.01.2020.

Për ta bërë më bindës këtë Ilir Beqja ka printuar të dhënat e analziave të tij.

“Unë vetë (Ilir Beqaj) kam prituar sot pasdite nga portal e-albania përgjigjet e formularëve të kontrolleve që kam bërë në vite. Përgjigja e plotë është 15 faqe, por përngjitur është vetëm faqja e analizave të gjakut. Përngjitur janë 4 dokumenta. Aty duket qartë se kontrollet janë kryer respektivisht në datat 13.02.2016, 07.03.2017, 20.04.2018, 12.04.2019 ndërsa në fund majtas të seicilës nga katër faqet data është data e sotme, 24.01.2020 sepse sot në orën 15.44 janë printuar këto dokumente.”

Po ashtu pretendohet se për analiza të kryera në të njëjtën ditë përgjigjet janë të ndryshme.

Është publikuar një dokument i plotësuar me shkrim dore i analizave të kryera në datën 06.01.2020 dhe bashkë me të edhe një dokument i përgjigjeve të një kontrolli bazë gjoja sipas PD-së të kryera po në datën 06.01.2020.

Siç e shpjegova edhe më sipër, data në fund të faqes është data kur është printuar ai dokument. Ai kontroll mund të jetë kryer kurdo. Një gjë është e sigurtë që në nuk është kryer në datë 06.01.2020. Kjo për faktin e thjeshtë se nga kryerja e kontrollit deri në dhënien e përgjigjes së vlerësimit të gjendjes kalojnë rreth 14 ditë. Pra, ai kontroll është kryer para datës 23 dhjetor 2019, por mund të jetë kryer edhe në vite të mëparshme. Në një distancë kohore 2 javore edhe në të njëjtin laborator për të njëjtin individ treguesit e gjakut mund të jenë të ndryshëm.

Pra, data e në fund të formularëve është data kur ai dokumenmt është printuar dhe nuk fare lidhje me datën se kur është kryer kontrolli apo kur është marrë mostra e analizave të gjakut.

  • 4 2
  • 3 3
  • 2 3
  • analiza 1

Ilir Beqja tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Haxhiu fton partitë në takim për zgjedhjen e Presidentit konsensual

18:39 / August 14, 2026

LDK tërhiqet nga marrëveshja, Abdixhiku: Le t’i mbajë të gjitha Vetëvendosje, do votojmë Presidentin konsensual

18:26 / August 13, 2026

Rama për qëndrimin e Zelenskyt ndaj Kosovës: Ukraina gabon, por e drejta e saj për liri është e padiskutueshme

13:40 / August 13, 2026

Propozimi i PS për Territorialen, Aulon Kalaja: Është reformë elektorale

16:39 / August 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.