Ish-kryetarja e Parlamentit, njëherësh dhe ish-nënkryetare e PD-së Jozefina Topalli me anë të një postimi ka treguar se i mungon shumë politika.
Në foton bashkë me homologen italiane Laura Boldrini, Topalli shprehet se vitet kalojnë shpejt.
“3 vite me parë! Sa shpejt kalojnë vitet! Me Kryetaren e Parlamentit Italian!”, shkruan Topalli në rrjetin social.
Nuk dihet nëse ky është një sinjal nga Topalli që do të rikthehet sërish në politikë, në një kohë që PD ka nisur punën për përzgjedhjen e kandidatëve. Gjithsesi, për shkak të funksioneve që ka pasur, Topalli nuk do ketë nevojë të kalojë filtrin e komisionit të verifikimit të figurave të ngritur nga PD.