Partia Demokratike njeh ende Lulzim Bashën si Kryetar të saj. Të paktën kështu mund ta lexojë kushdo që vendos të klikojë dhe të hapë për informacione shtesë faqen zyrtare të kësaj force politike. Ndonëse Basha ka kohë që është tërhequr tashmë nga drejtimi i kësaj force politike dhe brenda selisë blu ka një luftë të hapur mes Alibeajt dhe grupit të Rithemelimit me Berishën në krye, online rezulton se kryetari nuk ka ndryshuar.
Edhe strukturat e tjera në faqe online vijojnë që të jenë po ato të zgjedhura nga Lulzim Basha.
Me rikthimin e Berishën në krye të PD-së, pothuajse të gjitha strukturat e kësaj force politike kanë ndryshuar drejtuesit.
Gjer sa të shprehet përfundimisht gjykata, Berisha do të jetë i detyruar që për çdo veprim ligjor t’i shtrijë dorën e bashkëpunimit Alibeajt.
