Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

PD pa 23 deputetë në seancën plenare të së Enjtes

15:10 / February 7, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1696494849 parlament
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Seanca e radhës parlamentare nuk do të ketë vetëm një axhendë të ngjeshur, por dhe më pak deputetë se çdo seancë tjetër, pasi 23 ligjvënës të PD janë të përjashtuar nga Kuvendi për shkak të bllokimit të seancave të mëparshme. Teksa pritet që udhëheqja e aksionit opozitar të delegohet tek ata që kanë mbetur pa përjashtuar, socialistët kanë një listë të gjatë ligjesh dhe marrëveshjesh, për të cilat do të duhet të japin votën.

Ligji për lojërat e fatit, tashmë i ndryshuar pritet të marrë votën e socialistëve në seancë plenare, duke i hapur zyrtarisht rrugë ushtrimit të këtij aktiviteti vetëm online. Mazhoranca do të ngrejë kartonin jeshil edhe për projektligjin për Prokurimin Publik, i cili përveç përafrimit me legjislacionin e BE, ka si qëllim përdorimin e Inteligjencës Artificiale nëpër tendera.

E gjithë procedura me sistemin e ri që synohet të ngrihet do të bëhet në mënyrë elektronike. Për këto dy ligje apo dhe listën e gjatë të marrëveshjeve që janë në axhendë, socialistët nuk do ta kenë të vështirë të sigurojnë votat pasi nuk kërkojnë shumicë të cilësuar. I vetmi ngërç që mund të krijohet është nga dekreti i presidentit të Republikës për dekoratat, ligji i parë i kthyer për shqyrtim nga Bajram Begaj, i cili kundërshtoi marrjen e kompetencave nga ana e qeverisë për dhënien e dekoratave.

Për votimin e këtij dekreti do të duhen 84 vota, që e vetme PS nuk mund t’i sigurojë. Pritshmëritë janë që për asnjë prej pikave të rendit të ditës të ketë diskutim parlamentar veçse pritet për t’u parë lëvizja e mazhorancës për të siguruar votat e nevojshme nga Lulzim Basha.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari: Duhet të arrestohet

12:57 / September 5, 2026

Rama në Itali për Forumin e Cernobbios, sot në panel me kryeministrin kroat Plenković! Në fokus e ardhmja e Evropës dhe roli i Mesdheut

08:58 / September 5, 2026

Kuvendi rinis punimet më 8 shtator, publikohet rendi i ditës

18:56 / September 4, 2026

“Mirë se të gjeta, Shqipëri!”/ Ambasadorja e re e BE-së nis detyrën: Do të mbështesim rrugëtimin drejt BE

16:42 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.