Partia Demokratike do të ketë pjesëmarrje të pjeshme në Kuvend, ka qenë ky vendimi i grupit parlamentar të opozitës, ku u diskutua lëvizja e radhës. Sipas burimeve nga kampi blu PD do të shkojë në komisionin e Medias, ku do të kërkojë anulimin e ligjit të arsimit të lartë.
“Aty ku ka kalendar me çështje sensitive për qytetaret do shkojmë. Arsimi në Shqipëri është në kolaps total. Duhet të angazhojmë gjithë kapacitetet tona per arsimin. Duhet të jemi të qartë. Qëndrimi ynë është anulimi i ligjit të arsimit të lartë. Për platformën e Arsimit të lartë të angazhohen, ish-ministra arsimi, deputetë aktuale, pedagogë”, është shprehur Basha.
Ndërkohë LSI nga ana e saj do të bmarrë pjesë në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë ku do të diskutojë amendimet e saj për Buxhetin e Arsimit ndryshe nga PD, e cila kërkon anulimin e ligjit të Arsimit të Lartë.
Edhe deputetët e PD do jenë pjesë e Komisionit të Ekonomisë ku do të kundërshtojnë buxhetin e vitit 2019.
