Dosjet e vendosura mbi tavolina janë ato të cilat mbajnë firmat e personave që kanë firmosur për Kuvendin e 18 dhjetorit të thirrur nga vetë Lulzim Basha.
Ndërsa mes demokratëve ka përçarje të thellë, ku disa prej tyre pritet të shkojnë në kuvendin e nesërm që do të mbahet në stadiumin “Air Albania”, një pjesë tjetër e kanë quajtur këtë kuvend ilegjitim dhe e kanë konsideruar vetëm si një miting.

