Partia Demokratike ka përgatitur një raport të detajuar mbi shkeljet e paligjshmëritë në zgjedhjet e 30 qershorit, dhe këtë ia ka dërguar misionit të OSBE-ODIHR për vëzhgimin e zgjedhjeve.
Lajmi bëhet i ditur nga aleatët e Lulzi Bashës, Mediu dhe Ndoka, të cilët tonë se janë prova konkrete që implikojnë Partinë Socialiste në vjedhjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Sipas BalkanWeb, paralelisht me PD, edhe LSI ka përgatitur një raport të sajin mbi zgjedhjet e 30 qershorit, që sipas eksponentëve të kësaj partie, po ashtu përmban prova se në 30 qershor, zgjedhjet u manipuluan.
Pritet që raportet në fjalë të bëhen publikë vetëm pas raportit përfundimtar që ODIHR do të publikojë për zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri, të cilat u zhvilluan pa pjesëmarrjen e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj.
