Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

PD refuzon ftesën e Kuvendit: Reforma zgjedhore, nga njerëz që duhet të ishin në burg

10:56 / May 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gazment bardhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike ka refuzuar të dërgojë përfaqësues në Komisionin e Reformës Zgjedhore, e cila do të mblidhet këtë të martë.

Në përgjigje të kërkesës së sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit, Genc Gjonçaj, homologu i tij në PD, Gazment Bardhi thotë se komisioni nuk ka legjitimet dhe reforma nuk mund të bëhet nga individë “që duhet të ishin në burg për blerjen e zgjedhjeve”.

“Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që duhet të ishin në burg për krime elektorale, nuk gëzon legjitimitetin për realizimin e Reformës Zgjedhore. Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që nuk përfaqësojnë opozitën, nuk mund të përcaktojë rregullat për pjesëmarrje në zgjedhje të partive politike opozitare”, thotë Bardhi në përgjigjen e tij.

Duke ritheksuar nevojën për Reformë të vërtetë Zgjedhore, PD shpreh bindjen se ajo duhet të realizohet e të zbatohet vetëm nga institucione apo parti që kanë vullnet për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Lexo edhe- Kuvendi i “shtrin dorën” PD-së: Sillni përfaqësues në Komisionin e reformës zgjedhore

“Personat, subjekt i hetimeve penale nr. 184/2016 apo nr. 339/1/2017 të Prokurorisë për Krimet e Rënda, janë në kushtet e konfliktit të interesit me zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si dhe me Reformën e vërtetë Zgjedhore, për të cilën ka nevojë vendi.”- thuhet në përgjigjen e PD.

bardhi pergjigja

PD reforma zgjehdore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.