Procesi i numërimit të votave sapo ka nisur në Shqipëri, por drejtuesit politikë deklarojnë fitoren.
Nga Durrësi, kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Edi Paloka thotë së kjo është një fitore e madhe.
“Është fitore e madhe për Durrësin, për Shqipërinë. Është momenti të planifikojmë të ardhmen tonë
Kam falenderimet më të mëdha për të gjithë. Jam i bindur se dhe numërimi do të jetë i rregullt dhe në fund fare kjo fitore do të konfirmohet nga të gjitha kutitë e votimit”.-tha ai.
