Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

PD: Vaksina më e mirë është largimi i Edi Ramës

16:50 / January 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vokshi bardhi 1140x570 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përfaqësuesit e PD, Gazment Bardhi dhe Albana Vokshi, u takuan me disa familje në vështirësi ekonomike duke u dhënë mesazhin e shpresës së ky është viti i ndryshimit.

“Vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës. Vetëm kështu do të shkojmë nga dështimet drejt suksesit, nga dëshpërimi drejt shpresës”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi gjatë bashkëbisedimit në 3 familje në Baldushk.

E përbashkëta e tre familjeve ishte papunësia. Ato jetonin me fare pak të ardhura, në çadra plasmasi, me ndihmën ekonomike të ndërprerë pa arsye sipas Partisë Demokratike.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi dha një mesazh shprese, duke inkurajuar qytetarët të bashkohen me ndryshimin në 25 prill.

“Gjithmonë e më shumë shqiptarë po kuptojnë se ka ende shpresë për të ndryshuar. Gjërat mund të bëhen ndryshe. Shqiptarët e kuptojnë se mund të kenë një qeverisje që kujdeset për qytetarët e jo një qeveri që kujdeset vetëm për veten. Për fat të keq në këto 8 vite na u premtuan 300 mijë vende pune, por për fat të keq u mbyllën 300 mijë vende pune. Me besim tek njëri-tjetri, do të kemi mundësi këtë vit për të bërë ndryshimin, ndryshimin që pret shumica e shqiptarëve. Pa asnjë diskutim vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Edi Ramës, dështimeve të tij dhe gjithë pasojave që ka sjellë keqqeverisja në këto 8 vite, papunësi, rritje të kostos të jetesës, shtim të varfërisë, braktisje të njerëzve. Prandaj ndryshimi fillon nga një qeveri, që mbështet njerëzit dhe nuk punon për vete. ky është viti që do të bëjmë të mundur ndryshimin. Nuk e ka më në dorë Edi Rama. E kemi ne në dorë. Ne do të na keni në krah, sa herë te keni nevojë!”, u shpreh Gazment Bardhi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gogu takon ministrin italian Nordio në Romë: Në fokus forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në drejtësi 

19:38 / November 11, 2026

“30 nëntori, afati i fundit për PD-në”, Balla pas Konferencës së Kryetarëve: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

11:30 / November 11, 2026

Balla për Veliajn: PS nuk është mburojë e askujt përballë drejtësisë: Është miku im, por duhet ta përballojë vetë procesin

11:23 / November 11, 2026

PS: Reformë të plotë zgjedhore/ Balla shpalos katër çështjet kryesore: Përfundojmë ligjin për financimin e partive

11:13 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.