Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Përfundojnë aplikimet për subvencionet, Karçanaj: Shifra rekord, 8386 fermerë. Fund radhëve dhe letrave

11:17 / June 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1eb694fb 041d 4f28 a9d0 160e315e650e
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka përfunduar mbrëmë afati i aplikimeve për fermerët në Skemën Kombëtare të Mbështetjes.
Janë plot 8386 fermerë që kanë aplikuar për subvencione përmes e-Albania, një shifër shumë më e lartë kjo, krahasuar me shifrat e viteve të kaluara kur aplikimi bëhej nëpër agropika dhe jo online.
Për këtë ka shkruar edhe drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj, e cila thotë se këto shifra janë dëshmi e faktit që platforma përdoret nga kushdo, në çdo cep të Shqipërisë.
“Kemi digjitalizuar shumë shërbime por, ky shërbim që u erdhi në ndihmë fermerëve nga çdo cep i vendit, ishte një sfidë më vete.
Tani që procesi mbaroi me sukses, nuk mund ta fsheh entuziazmin e shifrave të aplikimeve në Skemën Kombëtare të Mbështetjes.
Së pari sepse më tregojnë sa kohë, lodhje, ecejake, stres e letra poshtë e përpjetë u kemi kursyer njerëzve punëtorë të këtij vendi, dhe së dyti, sepse këto shifra janë dëshmi e pastër e faktit qe e-Albania aksesohet nga kushdo me lehtësinë më të madhe.
Shikoni pak këtë grafik! Në vitin 2018 dhe në vitin 2019, kur aplikimet kryheshin nëpër Agropika, kemi patur më pak aplikime sesa me platformën e-Albania që vendosi shifrën rekord me 8,386 aplikime”, shkruan Karçanaj .
“Kjo platformë është tashmë e të gjithëve dhe ne nuk do lodhemi asnjë sekondë për t’ua bërë jetën më të lehtë përmes teknologjisë. Radhët dhe letrat nëpër duar kanë marrë fund!
Të gjitha i bën platforma e-Albania, pa radhë, pa kosto”, përfundon drejtoresha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026

Kur do të mbahen zgjedhjet lokale? Ja datat e mundshme, synohen 46 bashki

16:38 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.