Këtë të premte, pedagogët mbajën një protestë, edhe pse të hënën (17 tetor) nis viti i ri akademik. Kreu i sindikatës së pedagogëve, Aleksandër Kovaçi tha se Shqipëria ka pagat më të ulëta të arsimtarëve në rajon.
Ai tha se ka ardhur koha të mos themi që ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, por ta bëjmë si Kosova, pasi Kosova ka pagat më të mira se vendi ynë për arsimtarët.
“Kemi kërkuar rritje 30% këtë vit dhe 20 % vitin e ardhshëm. Duke u nisur nga kriza ekonomike ne e kemi zbritur kërkesën duke qenë solidarë me këtë situatë. Kërkesat tona kryeministri i quajti ultimatum, por i themi kryeministrit ta shikojë universitetin me një sy tjetër. Sot gjendja e profesoratit është në një tjetër gjendje dhe nuk është marrë parasysh asnjë kërkesë dhe nuk ka pasur rritje. Nëse e krahasojmë me Kosovën ka ardhur koha të mos themi që ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, por ta bëjmë si Kosova”.