Në këtë ditë të parë të nisjes së vitit të ri akademik, pedagogët do të protestojnë para fakulteteve për rreth dy orë. Protestat e tyre do të fillojnë nga ora 10:00 deri në 12:00.
”Pagat e pedagogëve mbulohen vetëm 10 muaj të vitit nga shteti”,-thotë pedagogu Llesh Lleshaj për ”Euronews Albania”, duke pohuar edhe se as pagat vjetore të një mësimdhënësi në universitet nuk mbulohet e plotë.
“Sipas fondeve ose grantit që merr nga qeveria, universitetet marrin për pjesën për të mbuluar pagat. E vërteta është që mbulon deri në 10 muaj të pjesës së pagave të pedagogëve, që do të thotë ne publik, dalim dy muaj privat”.
Po ashtu Lleshaj sqaroi se dy muajt e mbetur paguhen nga tarifat e studentëve, të cilët paguajnë edhe për shpenzime të tjera infrastrukturore ose investuese.
