Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout, merren masat nga policia

09:25 / June 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kisha e Lacit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout do të mbahet dhe këtë vit më 12-13 qershor. Policia ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e tij.

Mësohet se: Nga ora 08:00 datë 12.06.2020 – ora 24:00 datë 13.06.2020 do të kufizohen disa segmente rrugore në lëvizjen dhe parkimin e mjeteve, të cilat janë:

-“Nga kryqëzimi i Gjykatës – Kisha e Shna Ndout”
-“Nga kryqëzimi i Poliklinikës – Kisha e Shna Ndout”
-“Nga kryqëzimi i gjimnazit – Kisha e Shna Ndout”
-“Nga pallati 113 – Kisha e Shna Ndout”

Në këto segmente rrugore do të qarkullojnë vetëm mjete të licencuara dhe të përcaktuara nga Bashkia Laç, mjetet e Kishës, mjetet e personaliteteve të larta shtetërore, mjetet e emergjencave civile, zjarrfikësja, ambulanca dhe Policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që të përdorin akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje, pasi do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen dhe garantimin e masave të sigurisë rrugore.

– Nga kryqëzimi i gjimnazit deri te kryqëzimi i varrezave do jetë rrugë vetëm për këmbësorët.

– Nga mbikalimi i Patokut për në qytet Laç nuk do të lejohen të hyjnë mjete të tonazhit të rëndë, pasi bëhen shkak për bllokimin e qarkullimit rrugor.

– Mjetet do të parkohen në vend parkingje të përcaktuara nga Bashkia Laç. Nuk do të lejohen parkime në vende që bëhen pengesë për qarkullimin e lirë të mjeteve.

Policia e Lezhës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve të Laçit dhe të pelegrinëve, përdorues të rrugëve për tek Kisha, drejtues mjetesh apo këmbësorë, që të respektojnë dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë në lidhje me drejtimet e lëvizjeve apo parkimet e mjeteve, një ndihmë kjo në menaxhimin e fluksit të lartë për një mbarëvajtje sa më të mirë të pelegrinazhit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kontrolle të shtuara policore në Vlorë, FNSH-ja dhe Krimet zbarkojnë në Çole dhe Ujin e Ftohtë

22:57 / November 12, 2026

Shqipëria mposht Finlandën 2-0, Muçi dhe Manaj i japin fitoren kuqezinjve në “Air Albania”

22:40 / November 12, 2026

“Dy ministra sakrifikojnë postet për bashkitë?”/ Veliu: Ja çfarë pritet nga Asambleja Kombëtare e PS

22:12 / November 12, 2026

Shqipëri-Finlandë, Rey Manaj shënon golin e dytë

22:00 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.